Mosvendosja e rripit të sigurimit është bërë shkak shumë herë për aksidente, të cilë jo rralë herë kanë patur pasoja edhe në jetë njerëzish.
Për këtë arsye policia rrugore ka zbritur në terren, duke bërë ndëshkimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve të cilet jane konstatuar duke bërë këtë shkelje të kodit rrugor. Por kjo nuk ka qënë arsyeja e vetme e këtij aksioni të policisë rrugore pasi janë gjobitur drejtues mjetesh të cilët janë gjendur duke perdorur cellular gjatë drejtimi, duke drejtuar mjetin në gjende të dehur, mosveendosje e kaskës së sigurisë në rastin e motorëve etj. Gjatë 24 orëve të fundiit për këto shkelje janë vendosur gjith 2473 masa administrative. Në një njoftim që Policia ka shpërndarë për mediat duke përmbledhur të gjithë punën e saj thuhet se Vijon zbatimi me rigorozitet i nenit 170 te Kodit Rrugor ku po aplikohen masat e reja administrative që parashikon ky Nen i Kodit Rrugor. Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar 923 qytetarë për mos vendosje të rripit të sigurimit. Gjithashtu po gjatë ditës së djeshme datë 13.09.2016 janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 2.473 masa administrative. Janë arrestuar 2 drejtues mjeti të pa pajisur me Leje Drejtimi dhe 3 drejtues mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar gjithsej 14 Leje Drejtimi, nga këto 2 për alkool, 1 për shpejtësi dhe 11 për shkelje të ndryshme. Janë vendosur 27 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 43 masa për perdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. Si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170 por për të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.