400 milion dollarë janë depozituar nga shqiptarët në bankat jashtë Shqipërisë gjatë vitit 2016.

Shqetësimin e bën prezent Konfindustria e cila përmes një deklarate për shtyp tregon se bashkë me kreditë në bankat jashtë Shqipërisë shuma e përgjithshme shkon në 700 milion euro.

“Konfindustria shpreh shqetesimin per dukurine e shtimit te daljes jashte vendit te parave te shqiptareve, duke e vleresuar si kercenimin kryesor afatgjate per ekonomine kombetare. Vetem nga sektori bankar ne vitin 2016, jane depozituar ne institucionet financiare jashte vendit afersisht 400 milion dollare te depozitave te shqiptareve, duke arritur ne nje shume te pergjithshme prej 700 milion euro perfshi kreditimin e projekteve jashte vendit, qe perben mbi 6% te Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Kjo ndodh kur nevoja e ekonomise vendore per investime eshte e madhe. Largimi i kapitaleve shqiptare ne kushtet e kreditimit te biznesit vendor ne vlerat me te ulta historike, eshte shenje e qarte e dobesive te thella strukturore te menyres sesi eshte ndertuar sistemi ekonomik i vendit dhe efektivitetit te ulet te politikave zhvillimore te vendimarrjes politike ne vite”. Konfindustria akuzon në deklaratën e saj se sektorët strategjik janë të monipolizuar, ashtu siç cilëson një mbyllje të tregjeve apo edhen ulje të konkurencës.

“Shkalla e larte e monopolizimit te sektoreve strategjike, mbyllja e tregjeve vendore me politikat e privatizimit dhe konçesionimit, shkalla e ulet e konkurences, mosperballja me politikat tregtare te pandershme te vendeve konkurente, mosfunksionimi i institucioneve rregullatore, besimi i ulet i biznesit dhe konsumatoreve si dhe problematikat e brendshme te menyres se ndertimit te sistemit fiskal, financiar dhe bankar ne vend, jane arsyet e flukseve te larta te largimit te parave te shqiptareve.

Konfindustria fton partite politike, qe ne programet politike ne zgjedhjet e 2017-es, te japin zgjidhjet perkatese te dukurise se papranueshme te daljes se parave te shqiptareve jashte vendit, si semundja me e rende e ekonomise shqiptare”.

Artikulli paraprakDERË MË DERË, KANDIDATI BARDH SPAHIA TAKON QYTETARËT
Artikulli tjetërIZMIRA ULQINAKU TAKIME ME BIZNESIN E VOGËL