Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka marrë vendimin për konfirmin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Albana Boksi.

Komisionerët Pamela Qirko, Etleda Çiftja dhe Firdes Shuli kryen hetimin administrativ mbi figurën e Boksit.

Vlerësimi i saj u bë në të tri komponentët; për deklarimin e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin.

Komisioni ka kryer hetim të pavarur për të tre kriteret prej ku për asnjërën prej tyre nuk ka evidentuar probleme që të mund të rëndojnë pozitën e gjyqtares Boksi.

Albana Boksi e ka zhvilluar karrierën e saj në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit.

Artikulli paraprakTËRMET NË SARANDË, JA KU ISHTE EPIQENDRA
Artikulli tjetërSHKOLLAT 9-VJEÇARE, NDIHMA PËR FAMILJET NË NEVOJË