Rasti i parë me hepatit akut është zbuluar në Heraklion të Kretës në Greqi. Sipas “Cretapost, bëhet fjalë për një djalë 14 muajsh, i cili gjithashtu ishte infektuar me koronavirus disa muaj më parë.

Diagnoza

Gjithçka nisi pak kohë më parë kur fëmijës iu shfaqën simptoma të hepatitit, për pasojë prindërit e tij e cuan për ekzaminim tek pediatri. Mjeku ka konstatuar një ënjtje në mëlçi, duke shtuar shqetësimin se mund të jetë një rast i hepatiti akut, i cili po përhapet në fëmijët në botë. Tashmë kanë nisur procedurat për të përcaktuar nëse ky rast është përfundimisht një rast i hepatitit akut. Sipas informacioneve nga mediat vendase, mjekët që janë informuar për gjendjen e tij kanë rekomanduar monitorimin e vazhdueshëm të tij. Në të njëjtën kohë, në mikroskop është vënë edhe fakti që disa muaj më parë ai u sëmur me koronavirus. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka thënë se është duke u rritur numri i rasteve me hepatit akut te fëmijët që kanë qenë të shëndetshëm paraprakisht.

Shumica prej pacientëve janë shëruar, mirëpo një numër i tyre është dashur të bëjnë transplantim të mëlçisë. Raste të reja janë raportuar edhe në SHBA, Izrael dhe Japoni.

Artikulli paraprakFESTA E JAZZIT, NGA TIRANA NË SHKODËR MUZIKË NË TREN
Artikulli tjetërINTEGRIMI I BALLKANIN PERËNDIMOR NË BE, PROCESI I NGADALSHËM DHE ME SHUMË KUSHTËZIME