Me veshje të viteve 20-30, njësoj si në filmat klasik, plot muzikë, kërcime e hare mbërriti në Shkodër treni që udhëtoi nga Tirana në ditën ndërkombëtare të muzikës Jazz. Swing Maratonë zhvilloi edicionin e pestë të saj duke u kthyer tashmë në një festë dhe traditë të bukur. Grupi i muzikantëve nga Italia ndjehen si në shtëpinë e tyre…..

“Po është hera e parë në Shkodër. Dita e Jazzit shumë e bukur këtu, një organizim perfekt. Kjo na gëzon shumë dhe është njësoj si të ishim duke festuar në vendin tonë këtë festë për të cilën bëhet edhe atje një paradë shumë e bukur në shumë qytete të Italisë, me koncerte dhe aktivitete, një festë shumë e bukur. Ndjehmi shumë mirë këtu në Shqipëri, si të ishim në shtëpinë tonë”.

Swing Maratonë iu bashkuan edhe shumë të huaj të cilët e shijuan pafund udhëtimin prej 12 orësh plot muzikë nwn moton e përhershme të kësaj feste “Andrra N’tren”….

“Absolutisht e mrekullueshme kjo festë, fantastike. Jemi kënaqur shumë. Organizim i shkëlqyer dhe një udhëtim që nuk do ta harrojmë. Është hera e parë që mora pjesë dhe jam mahnitur”.

“E kemi shijuar që nga Tirana. Festa nisi që në bulevard në kryeqytet, në lokale për të vijuar më pas edhe me këtë udhëtim shumë të bukur në tren në një festë të çmendur. Sot është festa e Jazzit por në fakt kjo muzikë të bën që të jesh në festë çdo ditë ndaj gjithçka ishte e mrekullueshme”.

Në këtë udhëtim të gjatë me trenin e linjës Vorë-Shkodër që u vu në funksion pas dy vitesh ndërprerje pwr shkak të rikonstruksionit të kwsaj linje, një aksident në gjysmë të rrugës pasi një kamion goditi trenin trembi pak maratonistët e kësaj feste por fatmirësisht askush nuk u lëndua dhe udhëtimi rifilloi pas afro një ore dhe kjo nuk i pengoi që festa të vijojë. Festa nën ritmet e muzikës Jazz vijoi deri në orët e vona në zonën muzeale të Gjuhadolit ndërsa iu bashkuan edhe shumë qytetarë shkodran duke e shijuar maratonën e Jazzit që u organizua për të pestin vit nga Hemingway Tirana.

 

Artikulli paraprakSHALË, BEKOHET SHTATORJA DHE KUMBONA E KISHËS
Artikulli tjetërKONFIRMOHET RASTI I PARË ME HEPATITIN MISTERIOZ NË GREQI, INFEKTOHET NJË FOSHNJË 14-MUAJSHE