Një person raportohet se është vrarë ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur në një konflikt me sende të forta mes një grupi të rinjsh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm në Borsh të Sarandës. Mësohet se viktima është 31 vjeçari me iniciale P.B, ndërsa ende nuk ka të dhëna mbi identitetin e të plagosurve dhe as mbi motivin e ngjarjes. Këta të fundit janë transportuar në spitalin e Sarandës për mjekim dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Artikulli paraprakAKSIDENT TEK KRYQEZIMI I ISH DEGES NE QYTETIN E SHKODRES
Artikulli tjetërPLAGOSI 5 PERSONA ME SHARRË ELEKTRIKE, ARRESTOHET AUTORI