Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (dldp), në bashkëpunim me Agjencinë e Zhvillimit Rajonal 1 dhe me mbështetjen e Ministrisë së Brendshme organizuan Konkursin ePraktikave të Mira të Bashkive.

Konkursi u zhvillua mes Bashkive pjesëmarrëse, me qëllim identifikimin e praktikave më të mira të cilat kanë kontribuar në ecurinë e decentralizimitnë vend, duke nxjerrë në pah përpjekjet e Bashkive pas Reformës Administrative Territoriale, për tu përshtatur me ndryshimet ligjore e atyre të sjella nga reformat e ndryshme, si dhe për të shfrytëzuar potencialet në një kontekst të ri zhvillimi.

Ky aktivitet zhvillohet njëkohësisht në katër rajonet e zhvillimit në Shqipëri dhe do të finalizohet me një ngjarje kombëtare ku do të shpallen fituesit e konkursit në rang rajoni si dhe fituesi në rang vendi.

Në konkursin rajonal të praktikave të mira, Bashkitë që kanë aplikuar kanëparaqitur përpara jurive profesionale, praktikat e përzgjedhura prej tyre. Bashkitëqë morën pjesë nëkonkursinqë u zhvillua sot ne Hotel Colosseo ishin bashkia Shkodër, Malësi e Madhe, Lezhë, Mirditë, Pukë, Fushë Arrës, Vau i Dejës, Kukës, Tropojë dhe Has.

Vlerësimi i jurisë përzgjodhi një fitues rajonal si dhe 3 aplikimet më të mira të cilat do të jenë pjesë e konkursit në rang vendi.

Artikulli paraprakTRAGJEDI NGA TËRMETI NË IRAN, MBI 430 VIKTIMA
Artikulli tjetërBURRI THER ME THIKË GRUAN DHE DJALIN