Në shkollën e mesme artistike ‘’Prenk Jakova’’ ka filluar faza e parë e konkursit të pranimit për klasën e parë, gjashtë dhe të dhjetë. Konkursi ka filluar ditën e sotme dhe do të vazhdojë deri në javën e ardhshme.

Pjesmarrës janë nxënësit e degëve figurative dhe muzikore. Kontigjenti që do të pranohet është klasa e parë 20 nxënës, klasa e gjashtë 23 nxënës dhe klasa e dhjetë 11 nxënës.

Drejtori i shkollës Anton Kaftalli tha se rregjistrimet kanë filluar datën 27 për nxënësit e të gjitha degëve.

Kaftalli tha se nuk është i kënaqur nga pjesmarrja dhe se faza e dytë do të jetë mundësi e dytë për nxënësit, të cilët nuk kanë pasur mundësi të jenë të jenë pjesmarrës.

Nga ana tjetër nxënësit shprehen optimist dhe flasin për emocionet që ndjejnë gjatë këtij konkursi.

Shkolla mesme artistike ‘’Prenk Jakova’’ vazhdon të luaj një rol të rëndësishëm për vazhdimësinë e artit në qytetin e Shkodrës.

 

Artikulli paraprakSULMOHET ME ARMË BANESA E GAZETARES KLODIANA LALA
Artikulli tjetërVLLAZNIA U-19 KUALIFIKOHET NË “UEFA YOUTH LEAGUE”