Gjatë mbrëmjes së djeshme, vëmendja e drejtuesve të Vllaznisë ka qenë e përqendruar te ndeshjet e Ligës së kampionëve, duke qenë se ekzistonte një mundësi reale që Vllaznia e të rinjve të siguronte te drejten e pjesmarrjes ne “Uefa Youth League”.

Kjo do të bëhej nëse do të kualifikoheshin tre skuadra mes Benfikës, Crvena Zvezdës dhe PSV-së ku për fatin e mirë të Vllaznisë, u kualifikuan të tre skuadrat.

Në këtë mënyrë, Vllaznia e të rinjve fiton automatikisht një bilete për fazën e parë të Ligës së Kampionëve për të rinj, e njohur si “UEFA Youth League”.

Ekipi shkodran ndodhej në vendin e dytë të listës shtesë dhe ajo listë lidhet drejtpërdrejtë me Ligën e Kampionëve për të rritur.

Nëse skuadra e “të vegjëlve” është kualifikuar nga kampionati dhe ekipi i të rriturve kualifikohet gjithashtu vetë, atëherë lirohet një vend nga lista shtesë, që në këtë rast ishte Vllaznia ajo që përfitonte.

Kjo është hera e dytë radhazi që Vllaznia arrin në grupet e “UEFA Youth League”. Tashme shkodranet jane ne pritje te hedhjes se shortit me 4 shtator per te mesuar emrin e kundershtarit me te cilin do ndeshen

 

Artikulli paraprakKONKURSI I PRANIMIT NË SHKOLLËN ‘’PRENKË JAKOVA’’
Artikulli tjetërVRASJA, “ARREST ME BURG” PËR ALFRED PLLUMBAJ