Qytetarët, institucionet, shoqëria civile, partnerët kombëtarë dhe ndërkobëtar do të jenë bashkëpunëtorët në qeverisjen lokale të katër viteve të ardhshme në Vau Dejës. Në këtë kuadër kandidati i Partisë Socialiste Kristian Shkreli mori pjesë në Forumin Publik “Përballja e Ofertave Politike”, organizuar nga qendra e gruas “Hapat e Lehtë” e cila jep një kontribut të vyer në zonën e Vau Dejësit duke firmosur kështu kontratën sociale për qytetarët! 5 prioritetet e nxjerra nga vetë banorët e Vau Dejësit lidhen me zhvillimin e zones.

Një pjesë e këtyre kërkesave tyre kanë nisur të zbatohen prej kohësh nga bashkia Vau Dejës, ndërsa të tjera janë në planin e punës katër vjeçar tha kandidati Shkreli përpara qytetarëve.

Prioritetet e shprehura në kontratën sociale pas dëgjesave dhe diskutimeve me qytetarët u firmosën nga kandidati Shkreli dhe drejtuesja e qendrës së gruas “Hapat e Lehtë” Denada Shpuza.

Pas 14 majit nis puna për zbatimin e kërkesave dhe plotësimin e çdo nevoje të banorëve të Vau Dejësit tha kandidati i PS Kristian Shkreli.

Artikulli paraprakPASHK GJONI TAKIM ME FAMILJET E VJETRA LEZHJANE
Artikulli tjetërHILA: INVESTIME NË FSHATIN RRANXA