Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka pezulluar nga detyra Dejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça. Ky i fundit pas hetimeve nga Prokuroria e Tiranës është vënë në masën e arrestit shëtpiak pasi dyshohet se ka kopjuar të dhënat e sistemit TIMS në mënyrë të paautorizuar.

‘Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, të pezullojë menjëherë nga detyra drejtuesin e Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça.

Më datë 09.04.2024, Drejtori i Përgjithshëm është njohur me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe urdhrin e ekzekutimit të Prokurorisë Tiranë, për masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara për këtë shtetas.’, njofton Policia e Shtetit.

Artikulli paraprakSHPËRTHIMI NË BOLONJA, ZJARRFIKËSIT NË KËRKIM TË DËSHPËRUAR PËR 4 TË ZHDUKURIT
Artikulli tjetërSOT FITËR BAJRAMI! MILIONA BESIMTARË MYSLIMANË NË TË GJITHË BOTËN FESTOJNË PAS NJË MUAJI SAKRIFICE