Në Kosovë ka nisur sot heshtja zgjedhore, ndërsa të dielën pritet të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në vend.

Fushata zgjedhore vetëm 10 ditore u zhvillua me ritme të shpejta. Zgjedhjet e parakohshme u dekretuan nga Presidenti Hashim Thaçi, pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa me anë të një mocioni besimi për të cilën votuan pro edhe disa prej deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, pjesë e koalicionit.

Heshtja elektorale ka nisur rreth orës 23:59 minuta të natës së shkuar. Fushata shkoi përgjithësisht e qetë, ndërsa partitë politike u përqendruan më së shumti tek zhvillimi ekonomik i vendit. Kosova është një nga vendet me papunësinë më të lartë në rajon. Në listën përfundimtare të votuesve janë 1 milion e 872 mijë e 941 qytetarë me të drejtë vote.

Artikulli paraprakEKZEKUTIMI MISTERIOZ I SHQIPTARIT PA AUTOR,DOSJA ARKIVOHET
Artikulli tjetërGRUAJA HEDH VETEN NË ERË, TË PAKTË 30 TË VDEKUR