Kosova mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ditën e sotme ka nisur votimi në votimi në të gjithë vendin në 895 qendra votimi.

Zgjedhjet pasuan dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj me 19 korrik, pasi që u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme në Hagë e cila trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.Kandidati për postin e Kryeministrit, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen në Kosovë.

Në një prononcim për mediat, pasi votimit, Haradinaj i ka cilësuar këto zgjedhje si shumë të rëndësishme, ndërsa ka bërë apel që qytetarë të dalin masivisht për të votuar.

Edhe Kryetari i PDK-së dhe njëkohësisht kandidat për kryeminisitër, Kadri Veseli, votoi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Pas përfundimit të votimit Veseli dha një pronocim të shkurtër për mediat.

Këto janë zgjedhjet e shtata me radhë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Të drejtë vote kanë 1.9 milion votues, të cilët do të zgjedhin 120 deputetë të ri, ndërsa në zgjedhjet marrin pjesë 25 subjekte politike

Artikulli paraprakPUKA AGRO-FEST, PANAIRI I PRODUKTEVE BUJQËSORE DHE BLEGTORALE
Artikulli tjetërVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA MERR HUMBJE NË NISJE TË SEZONIT