Pushuesit kosovarë nuk po gjejnë qetësi në bregdetin e Shëngjinit. Një tjetër pushuese rreth moshës 40 vjeç ka rrezikuar pasditen se së dieles në zonën e Kune Vainit. Kanë qenë pushuesit e tjere dhe familjar të cilët kanë konstatuar rastin dhe arriten të nxjerrin nga uji 40-vjeçaren, e cila më pas u mor nga autoambulanca dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, ku po mbahen nën kujdesin e bluzave të bardha, pasi ka konsumuar shumë uje.

Në harkun kohor të 1 jave është rasti i tretë ku pushues nga Kosova rrezikojnë të mbyten në bregdetin e Shëngjinit. Edhe pse deti ishte i trazuar ishin ngritur flamujt e kuq, pjesa më e madhe e kullave të vrojtimit ishin bosh, dukë vënë në pikëpyetje sigurinë ne plazhe.

Artikulli paraprakAKSIDENT ME VDEKJE NË AKSIN LEZHË-SHKODËR
Artikulli tjetërSIGURIA NË PLAZHE, TASK FORCA NË TERREN