Kosovë, 14 incidente gjatë procesit zgjedhor

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka vlerësuar se “në aspektin e sigurisë në përgjithësi procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente madhore, të cilat në një mënyrë apo tjetër nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”. Megjithatë, Policia e Kosovës ka njoftuar se në gjithë territorin e vendit “janë evidentuar disa raste penale, si dhe 14 incidente të natyrave të ndryshme, të cilat Policia e Kosovës i ka trajtuar dhe menaxhuar me sukses sipas procedurave ligjore”. Lidhur me këto raste, në cilësinë e personave të dyshuar, me vendim të prokurorëve kompetentë, janë ndaluar pesë persona

Artikulli paraprakZJARR PRANË ZONËS SË PLAZHIT NË SARANDË
Artikulli tjetërRAMA MBLEDH GRUPIN E PS, DO BËJ PUBLIK QËNDRIMIN PËR TAHIRIN