Kuvendi i Kosovës mban sot në orën 10:00, seancën e jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror me Malin e Zi.

Kjo është përpjekja e tretë e Kuvendit për votimin e kësaj marrëveshjeje, teksa kujtojmë se javën e kaluar, kanë dështuar të dy seancat e parashikuara për çështjen e caktimit të kufirit me Malin e Zi.

Ndërkohë, sot Kosova mirëpret delegacionin e Bashkimit Europian, me në krye presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Ai do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli. Kjo është vizita e parë e Juncker në Kosovë.

Artikulli paraprakARRESTOHEN AUTORET E SULMIT NDAJ TRAJNERIT ERNEST GJOKA
Artikulli tjetërQARKU I KORÇËS “MBËRTHEHET” NGA NGRICAT, TEMPERATURAT DERI NË -10 GRADË