Pas reshjeve të dëborës qarkun e Korçës e kanë mbërthyer ngricat.

Temperaturat në këtë zonë kanë arritur deri në -10 gradë, duke bërë që të gjitha akset të jenë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Fshati turistik i Dardhës vijon të mbetet problematik, po ashtu vështirësi ka edhe në Voskopojë dhe në Qafën e Qarrit, ku ka prezencë akulli në rrugë.

Problematike është edhe aksi rrugor Korçë- Kapshticë dhe Korçë- Pogradec. Reshjet gjate natës kanë sjellë akull dhe ngrica ne gjithe qarkun si pasoje e temperaturave nën zero grade.

Artikulli paraprakKOSOVË, KUVENDI VENDOS SOT PËR DEMARKACIONIN
Artikulli tjetërSASI REKORD DROGE NË DURRËS 500 KG KOKAINË KAPEN NË PORT