Komisioni i Pavarurur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda Iliriana Olldashi.

Dosja e gjyqtares, e cila është edhe pretendente për t’u bërë pjesë e Gjykatës Speciale, u shqyrtua nga trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.

Në vitin 2016, gjyqtarja Iliriana Olldashi ka firmosur vendimin për caktimin e masës së sigurisë në mungesë ‘arrest me burg’, për Klemend Balilin, i ashtuquajturi ‘Eskobari i Ballakanit’.

Në atë kohë Balili ishte në arrati. Ndërkaq, në korrik të vitit 2018, gjyqtarja liroi nga burgu ish-drejtuesi i ARRSH-së dhe funksionarin e LSI Dashamir Xhika, i akuzuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre” gjatë ndërtimit të aksit Tiranë-Elbasan.

Artikulli paraprakRAMA: VITI I RI S’DUHET TË GJEJË ASNJË RRËNOJË DHIMBJEJE TË PAPASTRUAR NË DURRËS E THUMANË
Artikulli tjetër“FORCA SHQIPËRI”, DE BIASI NUK HARRON “TOKËN E SHQIPONJAVE”, FUSHATË PËR MBLEDHJE FONDESH