Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këto momente ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit.

Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, ka thënë se para se të vendosin për certifikimin e rezultatit zgjedhor kanë marrë konfirmimin nga PZAP dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje të re që ata mund të vendosin.

 

Daka ka nisur të lexojë rezultatin zgjedhor sipas partive politike, të cilat janë si vijon:
Lëvizja Vetëvendosje, 26.270 përqind – 29 vende
LDK, 24.548 Përqind – 28 vende
PDK, 21.234 përqind – 24 vende
AAK-PSD, 11.515 përqind – 13 vende
Nisma-AKR-PD, 5.002 përqind – 6 vende
Lista Serbe – dhjetë vende

Artikulli paraprakKULLA E SAHATIT NË KRUJË E DËMTUAR RËNDË, RREZIKON TË SHEMBET
Artikulli tjetërMINISTRIA E MBROJTJES ZYRTARIZON EMRAT E 28 VIKTIMAVE NGA TËRMETI