Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes zëdhënëses Drilona Hoxhaj, njoftoi sot, se do të çojë para drejtësisë të gjithë kryebashkiakët që po tentojnë të bllokojnë procesin zgjedhor. Në një deklaratë për mediat, Hoxhaj tha se KQZ do t’i drejtohet organeve kompetente për të garantuar zbatimin e ligjit, duke cituar tre veprat penale për të cilat do të padisë kryebashkiakët dhe personat në cenimin e një procesi të qetë zgjedhor në KZAZ (Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve).

Shpërdorim detyre, pengim i subjekteve zgjedhore, dëmtim me dashje i materialit zgjedhor, – citoi zëdhënësja e KQZ-së duke thënë se këto janë vepra penale të parashikuara në ligjin për dekriminalizimin.

“Disa kryetar bashkie i janë drejtuar KZAZ ku kanë kërkuar lirimin si dhe ndërprerjen e afishimit të listave të zgjedhjeve në shkolla, në administrim të bashkive.

KQZ vlerëson se këto kërkesa janë në tejkalim të kompetencave për vetëqeverisjen vendore.

KQZ ripërsërit kërkesën për reflektim dhe për të shmangur pengimin e procesit zgjedhor, cenojnë kompetencën e KQZ, KZAZ, në ushtrimin e funksioneve administrative publike të parashikuara në kodin zgjedhor”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj i bëri edhe një herë thirrje bashkive të drejtuara nga PD dhe LSI që të reflektojnë dhe të shmangin pengimin e procesit zgjedhor. Nga ana tjetër ajo tha se me shkresë të Kuvendit, KQZ do të vijojë punën për administrimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor, dhe siç rezoluta e miratuar nga 100 deputetë thotë – dekreti i presidentit për anulimin e tyre duhet të konsiderohet inekzistent.

Pas deklaratës së zëdhënës se KQZ-së, kryetari Klement Zguri në një reagim tha se distancohet nga ky qëndrim. “Dekalrata është qëndrim i katër anëtarëve të Komisionit, nuk është qëndirmi im”

Artikulli paraprakSHKODËR, NISIN LOJËRAT VERORE NË ORATORIN “DON BOSKO”
Artikulli tjetërPD-JA BËN ‘GJYQIN’ PËR PËRGJIMET: JA SA VITE DUHET TË DËNOHEN RAMA, GJIKNURI DHE TË TJERËT