Të paktën 1 mijë fëmijë nga Shkodra janë regjistruar në oratorin “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës për të marrë pjesë në lojërat verore që zhvillohen atje. Dom Bledar Huba, drejtues i oratorit Don Bosko shprehet se të gjithë fëmijët mund të gjejnë veten duke u argëtuar

Mungesa e hapësirave publike të mjaftueshmë për t’u argëtuar bën që pjesa më e madhe e fëmijëve të kërkojnë për t’u regjistruar në oratorin “Don Bosko” duke mos patur shumë alternativa të tjera

Mesazhi i lojërave verore tek oratori “Don Bosko” është që gjithsecili fëmijë të japë më të mirën e tij përmes argëtimit dhe edukimit

Lojërat verore tek oratori “Don Bosko” janë kthyer tashmë në një traditë të bukur ku fëmijët mund të argëtohen ndërsa shërben edhe si një vend social për ta.

Artikulli paraprakVALDRIN PJETRI I FTUAR NË TONIGHT NË STAR PLUS
Artikulli tjetërKQZ: DO TË ÇOJMË PARA DREJTËSISË KRYEBASHKIAKËT QË PO PENGOJNË PROCESIN ZGJEDHOR