Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas situatës të tensionuar në disa qendra të KZAZ-ve me urdhër të bashkive që drejtohen nga PD e LSI, u është drejtuar këtyre të fundit me anë të një letre. Kujtojmë se bashkitë e djathta duke u bazuar në dekretin e Metës për të anuluar zgjedhjet, kanë kërkuar që të lirohen qendrat e KZAZ-ve dhe ndërprerjen e afishimit të listave zgjedhore, por KQZ me letrën drejtuar kryebashkiakëve të opozitës shpjegon se ky është një vendim dhe kërkesë antiligjore.

KQZ bën thirrje se duhet patur parasysh të lexohen mirë pikat e shkeluar nga dekreti i Metës që janë paraqitur në rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë për të mos konsideruar dekretin për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Sipas KQZ dekreti i Presidentit është krejtësisht i pavlefshëm ndaj dhe kërkesa e bashkive opozitare është e jashtëligjshme. Në fund të letrës së tyre KQZ u kujton bashkive të opozitës, se veprimet e tyre përbëjnë shkelje të ligjit ‘Shpërdorim i detyrës’, ‘Pengim i subjektit zgjedhor’, ‘Demtim me dashje i mjeteve zgjedhore’ .

Artikulli paraprakPËRPLASJE EDHE NË POGRADEC, BALLIU I PD-SË: LARGONI MATERIALET NGA KZAZ-JA
Artikulli tjetërSHKODËR, DJEGEN MATERIALET ZGJEDHORE NË KZAZ 3