Një protestë e opozitës tek shkolla “Shejnaze Juka” në Shkodër ku ndodhet KZAZ 3 është shoqëruar me incidente dhe konfrontime fizike mes protestuesve dhe forcave të policisë që ndodheshin aty. Protestuesit arritën të thyejnë qepenat ndërsa klasës ku ndodheshin materialet zgjedhore iu vendos flaka

Përplasjet me protestuesve dhe policisë vijuan edhe për disa minuta të tjera ndërsa protestuesit e arritën objektivin e tyre duke djegur materialet zgjedhore tek KZAZ 3 ndërsa u desh ardhja e zjarrëfikësve për të shuar flakët e zjarrit

Pas djegies së materialeve zgjedhore dhe përplasjes për rreth 40 minuta protestuesit u larguan nga KZZ 3 e cila vijoi të jetë nën mbikqyrjen e policisë së shtetit.

Artikulli paraprakKQZ KRYEBASHKIAKËVE TË OPOZITËS: MOS KONSIDERONI DEKRETIN E METËS POR KUSHTETUTËN
Artikulli tjetërDJEGIA E KZAZ 3, ARRESTOHEN 5 PERSONA DHE 14 NË KËRKIM