Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon punën me qëllim plotësimin e një prej rekomandimeve të OSBE/ODIHR në lidhje me auditimin e teknologjive që përdoren në procesin zgjedhor.

Në këtë kuadër Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, së bashku me Nënkomisioneren Lealba Pelinku u takuan me një ekip përfaqësuesish nga selia qendrore e ODIHR në Varshavë.

Celibashi bën me dije se në takim u vendosën piketat e një bashkëpunimi të ngushtë teknik në lidhje me çka duhet të plotësojë KQZ në lidhje me një transparencë edhe më të madhe të disa aspekteve të teknologjive zgjedhore. Gjithashtu Celibashi theksoi se me rëndësi mbetet qëndrimi në kontakt të ngushtë edhe me ekspertët e ODIHR, të cilët u njohën nga afër me sistemet e përdorura në zgjedhjet shqiptare.

Artikulli paraprakCEREMONI NË BRUKSEL PËR 15-VJETORIN E ANËTARËSIMIT NË NATO, PELESHI: TË PALËKUNDUR NË …
Artikulli tjetërNDIHMA E SHBA MBETET E BLLOKUAR, KREU I USHTRISË UKRAINASE: SULMET E RUSISË JANË ASHPËRSUAR