Mund të ketë qenë rreth 17 vjeçe kur shenjtorja shqiptare Nënë Tereza ka jetuar për pak kohë në qytetin e Shkodrës. Banorë të vjetër të lagjes Badra kanë lënë dorëshkrime se familja e saj ka jetuar përreth viteve 1930. Nëna, motra dhe vëllai i Nënë Terezës janë vendosur tek familja Prela në Shkodër. Tonin Prela, sot 80 vjeç ka ruajtur me fanatizëm banesën ku ka qëndruar familja e humanistes së madhe e cila mendohet se të paktën njëherë ka ardhur ka vizituar familjen e saj në Shkodër.

Përveç disa objekteve, në katin e dytë ka mbetur original një shtrat në të cilin ka fjetur e nëna e shenjtores së njohur në gjithë botën, shtrat në të cilin mund të ketë fjetur edhe vetë Nënë Tereza. Tonin tregon edhe historinë me një turist Australian që vizitoi këtë banesë.

Megjithatë shtëpia në të cilën jetoi familja e Nënë Terezës nuk e ka promovimin e duhur dhe turistët e huaj apo pelegrinët nuk janë aq të shumtë thotë Prela.

Tonini tregon se me moshën që ka ai dhe bashkëshortja sepse dy djemtë e tij jetojnë jashtë Shqipërisë është e vështirë për t’u kujdesur për shtëpinë muze ku qëndroi familja e Nënë Terezës. Pavarësisht kësaj ata pak turistë që vijnë 80 vjeçari ka vendosur që hyrja të jetë pa asnjë pagesë.

Në shtëpinë muze ku jetoi familja e Nënë Terezës gjenden shumë sende si një kryq dhe uratë e vjetër. Po ashtu një ibrik apo mulli i kohës, komplet kafeje por edhe enë të tjera bakri. Gjendet shtrati në katin e dytë. Në shtëpinë muze janë edhe disa foto të familjes së Nënë Terezës ku shfaqet edhe vetë ajo ashtu siç edhe një prej dorëshkrimeve të shumta të saj. Shkodra është krenare sepse pati në pak kohë shenjtoren Nënë Tereza e cila shumë shpejt u kthye në misionaren e mbarë botës.

 

Artikulli paraprakLEZHË, PËRKUJTOHET 6-VJETORI I SHENJTËRIMIT TË NËNË TEREZËS
Artikulli tjetër“GJËMA E RADHËS”, PD DENONCON: QEVERIA NDËRHYN NË MËNYRË FLAGRANTE NË GJYQËSOR. PËRPJEKJE PËR TË KONTROLLUAR ÇDO ZYRË TË DREJTËSISË