Pak ditë më parë kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi përmendi ALUIZNIN dhe Hipotekën si dy institucionet më problematike për shkak të ankesave nga qytetarët.

Pas kësaj deklarate drejtori i hipotekës në Shkodër Gjokë Jaku i ka kthyer një përgjigje kryebashkiakes duke i thënë se edhe zyrtarisht e ka ftuar për bashkëpunim pas një takimi të dy institucioneve në prefekturë por deri më tani bashkia nuk e ka bërë një gjë të tillë sipas drejtorit.

Drejtori Jaku shprehet se ka një përmirësim të punës në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Shkodër.

Pas arrestimi të ish-drejtorit Zamir Leka dhe sekuestrimit të disa dosjeve drejtori jaku thotë se tashmë në hipotekë është rikthyer qetësia.

Gjokë Jaku është i komanduar në hipotekën e Shkodrës për shkak se mban edhe postin e nëndrejtorit të përgjithshëm dhe nuk ka një ide përsa kohë do jetë në Shkodër.

Gjokë Jaku ka vetëm pak kohë si drejtues në hipotekën e Shkodrës pasi erdhi në këtë pozicion pas disa problemesh të njëpasnjëshme me drejtorë të larguar nga detyra për të ardhur deri tek arrestimet që ishin pak kohë më parë të ish-juristëve dhe ish-drejtorit.

Artikulli paraprakVUKATANË, VARFËRIA “GJUNJËZON” FAMILJEN FERRACAKU
Artikulli tjetërBASHKIA AKSION PËR PASTRIMIN E BREGUT TË LIQENIT