Për herë të parë pas më shumë se 30 vitesh bregu i liqenit në Shkodër pastrohet nga mbetjet, inertet e shkurre, duke u kthyer në një ambjent të vizitueshëm, në sajë të punës që po realizohet me angazhimin në punë të njerëzve.

Projekti “Pastrimi i Kanaleve Kulluese Bashkia Shkodër”, përmes të cilit përfitojnë punësim 100 kryefamiljarë të familjeve më në nevojë në Bashkinë e Shkodrës, kryesisht nga zonat më në rrisk nga përmbytjet, vazhdon të zbatohet në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

Përgjatë bregut të Liqenit, por edhe në njësitë Njësitë Administrative Dajç, Bërdicë, Velipojë, Ana e Malit, Guri i Zi e Rrethina po punohet për përmirësimin e situates në sistemin e kanaleve kullues dhe brigjeve ujore.

Përmes këtij synohet krijimi i një perspektive përmes punësimit dhe në të njëjtën kohë realizimin e punëve në dobi të komunitetit.

Artikulli paraprakKREU I HIPOTEKËS JAKU I PËRGJIGJET KRYEBASHKIAKES ADEMI
Artikulli tjetërUSH, EKONOMIKU TREGON ARRITJET PËRMES KREATIVITETIT