Kryetari i Këshilit të Qarkut Shkodër Edmond Ndou ka pritur në një takim, Presidentin e Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim me qendër në Francë, ambasadorin për paqen Botërore Tahir Shabani, njëherësh këshilltar i delegacioneve në Europë. Fokusi i bashkëbisedimit ishte bashkëpunimi në fusha të caktuara mes qarkut Shkodër dhe institucioneve të huaja, kryesisht në aspektin ekonomik, kulturor dhe arsimor, për vetë rolin që luan në rajon Shkodra, si një prej qendrave më të rëndësishme.

Ndou në shenjë simbolike, i dhuroi ambasadorit Shabani botimin “Shkodra vlera tingëlluese”, që prezanton më së miri dimensionin historik, kulturor dhe ekonomik të kryeqëndrës së veriut. Janë një sërë fushash ku mund të shtrihet bashkëpunimi mes qarkut Shkodër dhe këtyre institucioneve, në kuadër edhe të politikave që lidhen me procesin e integrimit europian të vendit tonë theksuan më tej Ndou dhe Shabani gjatë bashkëbisedimit.

Së shpejti në Shkodër do të mbahet për herë të parë një prej konferencave më të rëndësishme europiane për mbrotjen e rajoneve detare, ku delegacionet e huaja do të kenë mundësinë të njihen nga afër me potencialet që ka qarku Shkodër dhe Shqipëria në tërësi.

Artikulli paraprakSHKODËR, 2 TË ARRESTUAR DHE 4 TË PROCEDUAR PENALISHT
Artikulli tjetërFSHATI BLERAN PA RRUGË, PROTESTOJNË BANORËT