Banorët e fshatit Bleran në njësinë administrative Rrethina, protestuan duke kërkuar shtrimin e rrugës pasi është bërë e pakalueshme. Ata thonë se fshati Bleran nuk ka njohur investime në infrastrukturën rrugore prej më shumë se 25 vitesh. Rruga është e amortizuar, mes shumë gropave të cilat mbulohen nga uji sa herë ka reshje shiu. Banorët tregojnë se e kanë ngritur zërin disa herë por nuk ka ndërhyrë askush, ndërkohë që në kohë votimesh marrin vetëm premtime.

Banorët thonë se për shkak të amortizimit të rrrugës, është tejët e vështirë të lëvizësh në çdo periudhë të vitit si për këmbësorët ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve.

Një problematikë tjetër në këtë zonë është edhe kanali, i cili është i mbushur me mbetje të ndryshme.

Asfaltimi i rrugës është një domosdoshmëri për lehtësimin e lëvizjeve të banorëve në fshatin Bleran të njësisë administrative Rrethina.

Artikulli paraprakKREU I QARKUT PRET AMBASADORIN PËR PAQE
Artikulli tjetërSHËNGJINI PËRGATITET PËR SEZONIN TURISTIK