Një sherr në familje mes vëllait dhe motrës ka përfunduar me një të plagosur me thikë. Ngjarja është shënuar dje në Orikum të Vlorës, ku në debat e sipër me vëllanë, motra e ka qëlluar me thikë. Mësohet se 31-vjeçare E.K., ka goditur me thikë vëllanë e saj E.K., 20 vjeç.

I riu pas mjekimit të marrë në spital u kthye në banesë, ndërkohë që 31-vjeçarja u arrestua nga policia. Materialet hetimore në ngarkim të saj u referuan në Prokurorinë e Vlorës për veprën penale “Plagosje e rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së Nevojshme”. Burime policore bëjnë me dije në në kulmin e një sherri verbal i vëllai ka tentuar të sulojnë të motrën fizikisht, ndërsa kjo e fundit ka reaguar duke e plagosur me thikë.

Artikulli paraprakPOLICIA ZBULON 5 KG HEROINË NË MAKINEN E ÇIFTIT SHQIPTAR
Artikulli tjetërSHPËRTHIM ME EKSPLOZIV MAKINËS LUKSOZE