Një çift shqiptar janë arrestuar nga policia doganore në portin e Barit në Itali me akuzën e trafikut të drogës të tipit heroinë. Ata kishin mbërritur në Itali me tragetin e linjës.

Në makinën me të cilën kanë udhëtuar nga Shqipëria janë gjetur 5 kg heroinë e njohur si “brown sugar” e fshehur në disqet e rrotave. Heroina nuk ishte e konfeksionuar në pako por në gjëndje pluhuri ishte fshehur drejtpërdrejtë në katër disqet të cilat ishin modifikuar enkas. Policia e Barit ka nisur hetimet për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të çiftit shqiptar si dhe të destinacionin final të kësaj sasie droge të rëndë

Artikulli paraprakGRABITJA E TEK HIPOTEKA, ARRESTOHET NJË POLIC PRIVAT, TJETRI NËN HETIM
Artikulli tjetërKRIM NË FAMILJE, MOTRA GODET VËLLANË ME THIKË