Krim në familje vëllai qëllon vëllanë me thikë

Një krim në familjen Llapushi në Kodër Kamëz ka ndodhur mëngjesin e sotshëm: vëllai ka qëlluar me thikë vëllanë e tij, por fatmirësisht vetëm duke e plagosur. Policia arrestoi 40 vjeçarin Arjon Llapushi, ndërsa në spital përfundoi vëllai i tij i madh, Ll. Llapushi, 48 vjeç. Policia tha se “arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën “Fredi Shega”, në oborrin e banesës së tij, për motive të dobëta ka goditur me mjete prerëse vëllanë e tij, shtetasin L.Ll., 48 vjeç, banues në Kodër Kamëz.” Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Dhunë në familje”, parashikuar nga nenet 89 dhe 130/a të Kodit Penal.

Artikulli paraprakPD: KUSH SHET VOTËN NUK KA VEND NË GRUPIN PARLAMENTAR
Artikulli tjetërSHTOHET TRAFIKU I REFUGJATËVE NË KUFIRIN SHQIPTARO – GREK