PD: Kush shet votën nuk ka vend në grupin parlamentar

Vetëm pak minuta pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, në një njoftim për mediat kjo e fundit bën me dijse se dënon me ashpërsi atë cfarë ndodhi dje me votën e opozitës në Kuvend. Në njoftim ndër të tjerë bëhet me dije se kush e shet votën nuk do të ketë vend në grupin parlamentar. “Erdhi si rezultat i manipulimit apo blerjes së votes, kjo do të shqyrtohet me prioritet absolut. Një gjë është e qartë pa asnjë ekuivok: kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin tonë parlamentar. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vlerëson se ky skenar i qëllimshëm u vu në veprim për të hequr vëmendjen e opinionit nga emërimi prej Edi Ramës në krye të Kuvendit i Gramoz Rucit, simbol i të kaluarës së përgjakur të diktaturës komuniste dhe i lidhjeve kriminale dhe trafiqeve të drogës, për të cilën arsye është përjashtuar përherë nga hyrja në SHBA “ .thuhet në njoftimin për mediat

Artikulli paraprakMETA DEKRETON QEVERINË. NESËR SEANCA NË PARLAMENT
Artikulli tjetërKRIM NË FAMILJE VËLLAI QËLLON VËLLANË ME THIKË