Gjykata e Krimeve të Rënda lë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Avokati Maks Haxhia ka thënë që në fillim të seancës se gjithçka është bërë për të denigruar figurën e ish-Ministrit të Brendshëm pasi prokuroria nuk ka asnë provë të re nga ato të disa muajve më parë ku kërkoi pezullimin e pasaportës të ish-Ministrit.

Ai ka argumentuar edhe letër-porositë e ardhura së fundmi nga Greqia dhe Italia që sipas tij nuk e fajësojnë direkt ish-Ministrin e Brendshëm.

Haxhia dhe Tahiri më pas kërkuan revokimin e masës së sigurisë së dhënë nga gjykata e krimeve të rënda në një masë tjetër më të lehtë sigurie.

E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigjia e prokurorit Besim Hajdarmataj.

Sipas tij kjo masë është kërkuar për faktin se në disa raste është vërtetuar që disa prova janë prishur dhe rrezikon mundësia të prishen dhe prova të tjera.

Pasi ka persona të tjerë që nuk janë marrë në pyetje.

Hajdarmataj iu referua dëshmisë së një personi që ka në pronësi një mjet të përdorur nga zoti Tahiri në Greqi.

Ai tha se ky shtetas pasi është marrë në pyetje nga prokuroria ka pasur një kontakt me ish-Ministrin.

Lidhur me këtë, Tahiri tha se vërtet ka pasur një kontakt me këtë person, por thjesht e ka falenderuar dhe i ka kërkuar ndjesë që është bërë objekt i marrjes në pyetje nga organi i akuzës.

Artikulli paraprakTAHIRI NË GJYKATË: PËR MUA ËSHTË NJËSOJ ARREST SHTËPIAK ME ARREST NË BURG
Artikulli tjetërRAMA MBËRRIN NË ELYSÉE, SHTRËNGIM DUARSH DHE FOTO ME MACRON