Krimet e rënda nisin hetimet ndaj gjyqtarëve që kanë vendosur për ish-Hotel Vollgen në Durrës

Prokuroria për krime të rënda nis hetimet për të gjithë ata gjyqtarë që janë shprehur me vendim për ish-hotel Vollgën në Durrës. ABC News ka mësuar se dy prokurorët e çështjes, kanë sekuestruar të gjitha vendimet gjyqësore për ish-hotel Vollgën në Durrës të dhënë nga vitit 2003 e vazhdim. Kohë kjo që përkon edhe me nisjen e kalvarit gjyqësor të pretendentit të kësaj prone shtetasit Zamir Hasa. Ky i fundit, ka arritur që nëpërmjet një vendimi të dhënë nga Gjykata e Durrësit në vitin 2003 të njihet si pronar i ish-hotel Vollges. Vendim ky që më pas është lënë në fuqi edhe në Gjykatën e Apelit, duke sjellë një lum procesesh gjyqësore nga kompania arabe dhe bashkëpunëtori i drejtësisë tashmë Ylvi Beqja. Sipas prokurorisë, po hetohet vendimarrja e këtyre gjyqtarëve pasi dyshohet se kanë dhënë një vendim të paligjshëm, që kanë sjell pasojat për kompanin arabe e cila në vitin 1994 e ka blerë pronën, tashmë të sekuestruar e njohur në durrës si ish-hotel Vollga. Mëosohet se krahas hetimit ndaj gjyqtarëve, po verifikohet edhe puna e disa avokatëve, që kanë përfaqësuar çështjen në këto procese gjyqësore. Hetimeve të prokurorisë për krime të rënda, mësohet se nuk do i shpëtojnë edhe disa punonjës të administratës gjyqësore në Gjykatën e Durrësit, të cilët dyshohet se kanë favorizuar pretendentin Zamir Hasa. Nga ana tjetër, pritet që në ditët në vazhdim për këto vendime, gjyqtarët, avokatët e punonjësit e administratës të merren në pyetje me cilësinë e dëshmitarëve, për të dhënë shpjegime për veprimet e tyre. Sipas akuzës, vendimi i vitit 2003 dhe më pas I vitit 2008 nga Apeli ka bërë që Ylvi Beqja, tashmë bashkëpunëtor I drejtësisë, të hap disa procese gjyqësore kundër këtyre dy vendimeve, për regjistrimin e pronës përsëri në emër të kompanisë që ai përfaqësonte. Duke parë problemet që po haste në regjistrimin e pronës, ai me ndërmjetësimin e një avokati të njohur, është takuar me Emiljano Shullazin të cilit i ka kërkuar ndihmë për pronën kundrejt një kontrate shpërblimi. Ky ka qenë edhe moment, sipas dëshimisë së Beqjas, që atiij Emiljano Shullazi dhe banda e tij, i kanë vendosur dhe marrë shuma të ndryshme parash në formë gjobe, që kap shifrën e rreth 550 mijë eurove.

Artikulli paraprakGJYKATA E PUKES LIRON TRE INSPEKTORET E SHERBIMIT PYJOR
Artikulli tjetërPOLICIA GREKE ARRESTON DY SHQIPTARE,FUTEN NGA KAPSHTICA 4.6 KG KANABIS