Gjykata e Pukës ka liruar ditën e sotme 3 inspektorët dhe shefin e pyjeve, të cilët u arrestuan 3 ditë më parë për shpërdorim detyre.

Gjykata e Pukës ka vlerësuar të paligjshmën arrestimin e Gjin Filipit, shef i seksionit të pyjeve në bashkinë Pukë dhe 2 inspektorëve Astrit Hyseni dhe Frrok Gjoka, duke vendosur vetëm ‘’detyrim paraqitje’’ për të tre personat. Ata akuzoheshin se kishin shpërdoruar detyrën duke autorizuar në mënyrë të paligjshme prerjen e një sipërfaqe prej 3000 metër katërore në ekonominë pyjore Krrab – Bushat administratorit të subjektit “Gjoka shpk” shtetasit Frrok Gjoka. Kreu i Bashkisë Pukë Gjon Gjonaj ka reaguar menjëherë pas lirimit të punonjësve të bashkisë. Ai është shprehur se drejtësia e tha fjalën e saj. ‘’Burgosja e punonjësve të tanë, stisje nga segmente të caktuar. Nuk do të ndalemi në punën tonë për ndryshimin e Pukës’’, është shprehur Gjonaj. G

Artikulli paraprakTOPALLI:I KERKOJ MINISTRISE SE ARSIMIT T’I KTHEJE PARATE MESUESVE
Artikulli tjetërKRIMET E RENDA NISIN HETIMET NDAJ GJYQTAREVE QE KANE VENDOSUR PER ISH HOTEL VOLLGEN