Vllaznia është ndër skuadrat që ka pësuar më pak gola këtë kampionat dhe meritë për këtë ka e gjithë skuadra, duke filluar nga portieri dhe deri tek sulmuesi i fundit. Një gjë të tillë e konfirmon edhe vetë futbollisti me numrin 1 i kësaj skuadre, Kristi Qarri, i cili në një prononcim për mediat u shpreh se është përgjegjësi dhe privilegj për të të mbrojë portën e Vllaznisë.

Ndërkohë, këtë të mërkurë, Vllaznia do të luajë në Rrogozhinë ndaj Erzenit ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës. Në lidhje me këtë takim, portieri Qarri u shpreh se Vllaznia do të futet për fitore edhe ndaj Erzenit.

Fillimisht, Vllaznia ndeshjen e parë të Kupës ndaj Erzenit do ta luajë në Rrogozhinë, ndërsa atë të kthimit pas dy javësh në “Loro Boriçi”.

Artikulli paraprakLEZHA PJESË E PROTESTËS SË OPOZITËS
Artikulli tjetërFITORET E VLLAZNISË NË FOKUSIN E “STAR SPORT”