Pasiguria e shtuar ekonomike, luhatjet e vazhdueshme të inflacionit që ka kapur shifra rekord si dhe mungesa e punonjësve apo e kontratave ka përkeqësuar besimin e bizneseve në ekonomi.

Banka e Shqipërisë thotë se besimi në ekonomi në muajin korrik ka rënë me 2.5%, krahasuar me muajin qershor, dhe përkeqësimi më i madh është regjistruar në industri, ndërtim, shërbime dhe tregti. Kurse konsumatorët vijojnë të kenë të njëjtin besim si në qershor.

Balanca e prodhimit dhe e kontratave kanë bërë që besimi i industrisë të zbresë me 3.2%, ndërkohë që ky sektor ka probleme me punësimin e pret rritje të mëtejshme të çmimeve. Të njëjtin tregues, por duke shtuar edhe rritjen e çmimit të materialeve të ndërtimit, kanë ndikuar në uljen me 1.9% të besimit të ndërtuesve në ekonomi.

Ecuria e dobët e biznesit dhe kërkesa e ulët për shërbime ka ulur besimin e shërbimeve në ekonomi me 6.1%, pavarësisht se jemi në kulmin e sezonit turistik. Bizneset në aktivitetin e shërbimeve vlerësojnë një reduktim të ndjeshëm të punësimit aktual.

Krahas aktivitetit në rënie, dhe punësimit në ulje besimi i sektorit të tregtisë ka rënë edhe për shkak të çmimeve më të larta që presin për muajit në vijim.

Ndërsa konsumatorët besimi i të cilëve është nën mesataren historike janë shprehur se pritshmëritë për situatën e tyre ekonomike janë në rënie, ndikuar edhe nga çmimet e larta.

Artikulli paraprak‘KINA PO PËRGATIT PUSHTIMIN E ISHULLIT’, MINISTRI I JASHTËM NË TAJVAN NGRE ALARMIN
Artikulli tjetërLUFTA NË UKRAINË/ NISEN DY ANIJE TË TJERA ME DRITHËRA NGA UKRAINA! KIEVI: MBI 42 MIJË USHTARË RUSË TË VRARË DERI TANI