Kriza politike, eurodeputetët takim 80 minuta me Bashën

Ka përfunduar takimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me dy negociatorët e BE-së. Takimi zyrtarëve gjermanë, zv/presidenti i Partisë Popullore Europiane (PPE) David McAllister dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka zgjatur vetëm 80 minuta në selinë e Partisë Demokratike. Nga informacionet e para ende nuk dihet nëse është arritur një marrëveshje me Bashën. Më herët, para takimit me Bashën, në orën 15:00 dy eurodeputetët u takuan në Kryesinë e Kuvendit me Edi Ramën dhe Ilir Metën.

Artikulli paraprakI BURGOSURI SHQIPTAR ARRATISET NGA BURGU
Artikulli tjetërPARANDALOHET ATENTATI NDAJ BIZNESMENIT DHE DY NIPAVE TË TIJ