“Situata në Ulqin të Malit të Zi prej muajsh nuk është në stabilitet”.

Kështu shprehet kryetari i kësaj komune Fatmir Gjeka i cili thotë se pozitat e shqiptarëve nuk janë shumë të mirë dhe për këtë fajëson partinë e shqiptarëve Forca duke e quajtur destruktive. Kryekomunari parashikon se në Ulqin mund të ketë zgjedhje të parakohshme për shkak të situatës së rënduar politike atje. Kjo situatë në Ulqin shprehet kryekomunari Gjeka i dëmton shqiptarët atje. Partitë politike shqiptare në Ulqin duke qenë të ndara dhe jo të bashkuara kanë krijuar një situatë problematike atje që nuk i shërben askujt, aq më tepër shqiptarëve të cilët ende nuk po arrijnë ta tregojnë politikisht forcën e tyre në Malin e Zi.

Artikulli paraprak“NDRIÇOHEM ME PAK” NË SHKODËR, FOKUSI TEK BIÇIKLETAT DHE KURSIMI I ENERGJISË
Artikulli tjetërFRD NË KONFERENCË PËR SHTYP PËR ENERGJINË ELEKTRIKE