Monika Kryemadhi është takuar me presidentin Ilir Meta si kryetare e LSI-së.

“I bëmë të qartë presidentit që LSI do të zbatojë cdo dekret të presidentit dhe do të marrë pjesë në cdo proces zgjedhor që nxjerrin qeveri europiane. Zgjedhjet duhej të ishin bërë dy vjet më parë” u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi ka qenë e shoqëruar me ish deputetin e LSI-së, Endrit Brahimllarin.

Ditën e sotme presidenti Meta është takuar me krerët e partive politike per tu konsultuar per daten e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare.

Artikulli paraprakTAKIMI ME METËN, BASHA: ZGJEDHJET SA MË PARË
Artikulli tjetërMINISTRJA SHAHINI: LËVIZJET NË SHKOLLA VETËM ME MASKË