Kreu i Partisë Demokratike, Luzlim Basha, i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi, ka zhvilluar këtë mesditë takimin me Presidentin Ilir Meta në Presidencë, ku kanë folur mbi caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Më poshtë po ju sjellim pamjet e para të takimit, ku shihet Basha që hyn në zyrën e Metës dhe përshëndeten me grusht. Ndërkohë, Presidenti e ka falënderuar Bashën për pranimin e ftesës për takim.

Në fund të takimit me Metën, Basha deklaroi se shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot dhe jo nesër, pasi sipas tij, janë lodhur nga propaganda, dështimet dhe mashtrimet e qeverisë.

“Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot, jo nesër. Ata duan zgjedhje, sepse janë të lodhur nga propaganda, dështimet dhe mashtrimet. Qytetarët kanë nevojë urgjente për punë, bizneset, mjekët, kanë nevojë urgjente për ndihmë, fermerët kanë nevojë për treg shitje, të rinjtë për arsimim e punësim, pensionistët kanë nevojë për rritje reale të pensioneve.

Pra, shumica absolute e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot. Për ne është e rëndësishme që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm. Prandaj dua ta mbyll me fjalët e Nënë Terezës: ‘Djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur akoma, prandaj të fillojmë të punojmë për sot’”, tha Basha.

Artikulli paraprakRAMA IA LË METËS NË DORË DATËN E ZGJEDHJEVE, JA CILËN DATË PËRJASHTON
Artikulli tjetërKRYEMADHI PËR HERË TË PARË NË PRESIDENCE SI KRYETARE E LSI-SE