Nesër raundi IV për Presidentin .Kryesia e PS ka vendosur unanimisht të mbështesë Ilir Metën si kandidat për President të Republikës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar këtë mbrëmje ndërsa u komunikua nga nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.Sipas tij, kryesia e PS ka shqyrtuar dy kandidaturat e LSI-së, Ilir Meta dhe Petrit Vasili, ndërsa ka vendosur të mbështesë kryetarin e Kuvendit për President.”Në vijim të një procesi shumë konstruktiv janë zhvilluar disa negociata dhe përgjatë kësaj një përfaqësi e PS u takua me aleatët e LSI me të cilët u njohën me propozimin e ardhur nga kryesia dhe grupi parlamentar i LSI, të cilat na njohën me dy propozime shumë të mira.Me propozimin për z.Petrit Vasili dhe propozimin tjetër atë të z.Ilir Meta.Kryesia e PS pasi u njoh me propozimet e ardhura nga LSI, vendosi në mënyrë unanime nga këto dy kandidatura të mbështetsë kandidaturën e z.Ilir Meta dhe sigurisht nesër në mëngjes do të mblidhet edhe grupi i PS i cili sipas edhe statutit të PS, do të njihet me propozimin e ardhur nga kryesia e LSI”, u shpreh Balla. Kryesia e PS nuk ka marrë vendim sa i takon kandidaturës tjetër të LSI-së, Petrit Vasili, i cili u propozua nga LSI si kandidat bashkë me Metën në raundin e katërt të zgjedhjes së Presidentit, nesër në orën 17:00.LSI propozon Ilir Metën dhe Petrit Vasilin Ilir Meta dhe Petrit Vasili pritet të jenë dy kandidatë për President të Republikës në raundin e katërt, nesër në orën 17:00. Emri i kryetarit të Kuvendit dhe ministrit të Drejtësisë është propozuar pasditen e kësaj të enjte nga kryesia e LSI-së. Kryeministri e njëherazi kreu i PS, Edi Rama i ka ofruar Metës më herët postin e Presidentit të Republikës, lëvizje kjo e cila është pasur nga veprimet konkrete të dy partive të mazhorancës. Nëse Meta do të zgjidhet President, atëherë ai duhet të japë dorëheqjen nga funksionet shtetërore dhe ato partiake si kryetar i LSI. Krahas dorëheqjes si kryetar i Kuvendit, Meta duhet të dorëhiqet edhe nga kryetar i LSI-së, gati dy muaj larg zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit. E njëjta gjë vlen edhe për Petrit Vasilin në rast të zgjedhjes në postin numër një të shtetit. Ndërkaq, në deklaratat e mëparshme, Meta pati përjashtuar çdo mundësi kandidimi për postin e kryetarit të shtetit. PS dhe LSI kanë nisur mbledhjen e firmave për të mundësuar kandidimin e Ilir Metës në raundin e katërt të Kuvendit, nesër në orën 17:00.Raundi i parafundit i zgjedhjes së Presidentit është me 71 vota, por edhe kjo është formalitet pasi maxhoranca ka mbi 84 vota, aq sa duheshin në tre raundet e para. Një kandidati për t’u zyrtarizuar në garën për Presidentin e ardhshëm i nevojiten 20 firma. Numër ky lehtësisht e arritshëm nga dy forcat politike të mazhorancës dhe procesi është krejtësisht formal. 18 firma i kanë mbledhur vetëm deputetët e LSI, ndërsa nuk kanë firmosur Vangjel Tavo, Luan Duzha dhe Gjovalin Kadeli.

Artikulli paraprakTENSIONE NË MAQEDONI,GJAKOSET KREU I OPOZITËS ZORAN ZAEV
Artikulli tjetërDRITAT E “FORD FOCUS” ÇOJNË NË PRANGA SHQIPTARIN ME 30 MIJË EURO HEROINË