Kryetari i bashkisë Bardh Spahia përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka uruar besimtarët mysliman për natën e Kadrit. Spahia ka shtruar edhe iftar për banorët e Postribës.

POSTIMI I PLOTË

Me banorët e Postribës në iftarin e shtruar për muajin e shenjtë të Ramazanit. Zoti i pranoftë lutjet dhe sakrificat e çdo besimtari.

Gjej rastin që të uroj besimtarët mysliman në këtë natë të shenjtë të Kadrit. Nata kur hapen dyert e qiellit dhe kur pranohen lutjet dhe pendimet. Më e mirë se 1000 muaj🙏