Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha sapo ka mbërritur në selinë blu. Ai është pritur me ovacione nga mbështetësit e PD-së që e kanë përqafuar dhe kanë vrapuar ta takojnë, teksa janë dëgjuar edhe thirrjet: “O Sali, o hero”.

Aktualisht në seli ndodhen edhe pjesa më e madhe e deputetëve, ndërsa ata që po merren me organizimet e fundit janë deputeti Belind Këlliçi, sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe nënkryetari Luçiano Boçi.

Ndërkohë në selinë e PD kanë nisur të grumbullohen edhe simpatizantët e opozitës, që po presin të dalin në shesh së bashku me kryetarin e PD, Sali Berisha për t’iu drejtuar godinës së Kryeministrisë.

Artikulli paraprakPAK MINUTA PARA PROTESTËS, REAGON AMBASADORJA YURI KIM: TË ZBATOHET LIGJI, TUBIMI TË JETË PAQËSOR!
Artikulli tjetërKUVENDI MIRATON REZOLUTËN QË DËNON GJENOCIDIN SERB NË SREBRENICË! RRËZOHEN AMENDAMENTET E BERISHËS