Kryetari I bashkisë Shkodër Benet Beci ka uruar festën e Krishtlindjes përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Ardhshin të bardha Krishtlindjet!
Festat e Krishtlindjeve gjithnjë mbartin me vete një atmosferë të veçantë e magjike për komunitetin e krishterë kudo nëpër botë. Këtë vit personalisht e përjetoj me një gëzim të shtuar teksa shoh harenë e entuziazmin, shpresën e optimizmin që po e shoqëron Shkodrën tonë gjatë gjithë këtij muaji festimesh të përbashkëta, ku dallimet zhduken e i lënë vend mirësisë, harmonisë e paqes.
Uroj që ky shpirt krishtlindjesh të vazhdojë edhe në 2024 me shëndet e begati. Për shumë mot e gëzuar!”- shkruan kryebashkiaku Beci ndërsa urimin e ka shoqëruar me një video nga atmosfera festive në qytetin e Shkodrës.

https://www.facebook.com/watch/?v=3643552875859357&__cft__[0]=AZVF9zBwEHi3t2ua9VJOVozL5K0CO6wgsDLtiJ5tDnmi9aVCRM7prlUdX2GBwV6GsS8DQRjSsI1YlqlY_jtuFddqRZVoQPK1nDIQ4t3q_c13BErRi8zwilXQyTJ13fdPy9fCqqBMIPigOx0PWrXE60gbWrIAvvtx7PVdS7UJVRwIpZ-k4TRSFWN7zNyxtWE44n-kJsAgn6M-Lnp7igrx03tD&__tn__=%2CO%2CP-R

 

Artikulli paraprakPUKË, NISMA “ASKUSH NDËR NE PA FESTA”
Artikulli tjetërKREMTOHET KRISHTLINDJA! BESIMTARËT FESTOJNË NË KATEDRALEN E SHËN PALIT NË TIRANË DHE NË MBARË VENDIN!