Radhët e gjata për aplikimin të kartës së identitetit apo pasaportës biometrike në zyrat e “Aleat” në Shkodër janë kthyer në mankth për qytetarët. Pritja me orë të tëra ku temperaturat e larta nuk janë aspak favorizuese janë kthyer në një problem për aplikuesit.

Më të shqetësuarit janë emigrantët të cilët shprehen se pjesën më të madhe të pushimeve të tyre në Shqipëri e kalojnë nëpër sportele të institucioneve me shpresën për të marrë shërbim.

Edhe zhvendoja e zyrës së “Aleat” në godinën e bashkisë së Shkodrës nga qendra “Adisa” që ishte më pare, ka bërë që të krijohen radhë të gjata pasi në këtë godinë nuk ka një sistem për të mbajtur radhën.

 

Artikulli paraprakVELIPOJË, ÇMIMET DHE SHËRBIMET KONKURROJNË PLAZHET E TJERA
Artikulli tjetërBËRDICË, PARTIA SOCIALISTE NIS DËGJESAT PUBLIKE