Dita nis me kthjellime në territorin shqiptar, por duke ju afruar mesditës vranësira kalimtare shfaqen në zonat veriore dhe gradualisht vranësirat përfshijnë gjithë vendin edhe pse nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale por ulen në vlerat maksimale duke u luhatur nga 0°C mëngjesi në zonat malore deri në 17°C mesdita në zonat jugperëndimore.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Rajoni dhe Europa; Europa Perëndimore dhe Ishujt Britanikë mbeten më vranësira dhe shira do, por Veriu dhe Lindja e Europës do vijojnë me temperatura të ulat dhe reshje të dendura dëbore. Ndërsa kthjellimet do jenë mbizotëruese në Europën Qëndrore dhe Jugore.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 23.11.2020
Artikulli tjetërHERA E PARË NË HISTORI, DY FEMRA NË KRYE TË THESARIT DHE “007”-ËS NË SHBA