Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat parashikohet që më të dukshme të jenë në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditës pritet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë territorin Shqiptar, ku mbizotëruese do të jenë në zonat Veriore duke krijuar mundësi për reshje në orët e vona të natës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.

Era do fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 – 5 ballë.

Artikulli paraprakMERR FUND “ARRATIA” E TË SHUMËKËRKUARIT NUREDIN DUMANI, I BËRI ATENTAT TALO ÇELËS, MBETI I PLAGOSUR GJATË PËRPLASJES ME ARMË
Artikulli tjetërRUSIA PREMTOI TËRHEQJE, ZELENSKY: UKRAINASIT NUK JANË NAIVË