Shkolla ka përfunduar dhe femijet duan të argëtohen. Por qyteti I Shkodrës nuk u ofron atyre asnjë park të mirëfilltë ku të zbaviten. Ndonëse në lulishten e shatërvanit ishte projektuar këndi I lojrave ky I fundit nuk është realizuar.

Dhe kështu atyre u mbetet vetëm të luajnë nëper rrugicat e lagjes mes pluhurit dhe rrezikut të makinave që kalojnë aty. “Ku të luajmë” është pyetja e fëmijëve e cila vjen si pasojë e pengesës nga roja i lulishtes i cili nuk i lejon ata të luajnë në të vetmen hapësirë që ofron Shkodra.

Ndërkohë duke theksuar pamundesine e zbavitjes ne qytet ata kërkojnë krijimin e një parku lodrash.

Prindërit shprehen se mënyra e vetme për të argëtuar fëmijët e tyre janë këndet e lojrave nëpër bar kafe për te cilat duhet dhe të paguash.

Inezistenca e nje këndi lojrash të mirëfilltë në ato pak lulishte që ka qyteti I Shkodrës mbetet një problematike pa zgjidhje.

Parqet janë pika kryesore ku mosha e trete dhe fëmijët kalojnë pasditen por kushtet në të cilat ndodhen lulishtet e qytetit tone lene shumë për të dëshiruar me të gjitha mangësitë që kanë.

 

Artikulli paraprakNDIHMA EKONOMIKE, REAGON BASHKIA SHKODËR
Artikulli tjetërSEZONI VEROR DHE VËMENDJA NDAJ LIBRAVE